Përfundon mbledhja e Ramës me socialistët, ja çfarë u vendos

Politikë

Përfundon mbledhja e Ramës me socialistët, ja çfarë u

Te Vila e Kuqe në periferi të Tiranës, pas më shumë se një orë ka përfunduar takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe kabinetin qeveritar

Rama u ka kërkuar vartësve të tij që çdo javë të zbresin dhe të takohen në terren me qytetarët. Pas këtij takimi, nesër do të ketë një mbledhje me te deleguarit e PS për Tiranën.

“Besa”, “Prania Besnike” dhe “Pasqyra Albania” kanë qenë në fokusin e takimit të sotëm të Kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e qarqeve dhe kabinetin qeveritar.

Mësohet se këto strategji do të ndahen në dy pjesë. Së pari ka të bëjë me “Besën”, e cila fokusohet tek komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët. Të deleguarit do të dalin në terren (përfshirë këtu deputetë, kryetarë degësh apo edhe drejtues vendorë), të cilët do të takohen me qytetarët periodikisht dhe do të njihen me çdo problematikë të tyre.

Nga ana tjetër, “Pasqyra Albania” do të jetë pjesa teknike. Ajo do të ketë dritaren e posaçme, e cila do të funksionojë për problemet që qytetarët do të kenë dhe jo vetëm do t’u kthejë përgjigje, por edhe do të gjurmojë zgjidhjen, deri në marrjen e vendimit.

Sipas burimeve, vetë Kryeministri e ka cilësuar pjesën më të rëndësishme të sezonit të ri këtë strategji, madje duke kërkuar nga ministrat dhe zëvendësministrat që të ndjekin hap pas hapi çdo problematikë që ka të bëjë me sektorin përkatës që ata mbulojnë. Edhe vetë Rama do të zbresë në tereen në 12 qarqet për të shpalosur platformën e diskutuat me drejtuesit socialistë.

Mbledhja ishte planifikuar të mbahej në selinë e PS por u anulua për shkak të protestave.

ME TE LEXUARAT