Fiken sistemet e trafikut ajror, fluturimet vonohen me mbi 1 orë, pasagjerët mbeten në pritje në Rinas

Pasagjerë të shumtë janë filmuar duke pritur në Rinas, ndërsa problemi teknik që preku sistemet e trafikut ajror shkaktoi vonesa mbi një orëshe në fluturimet e tyre

Pamjet që vijnë për Mediat tregojnë sallën e aeroportit të mbushur me udhëtarë në pritje për tu nisur në destinacionet e tyre.
Sistemet e trafikut ajror në Shqipëri u fikën gjatë ditës së sotme rreth orës 17:30 për shkak të një problemi teknik. Lajmin e konfirmoi vetë Albcontrol. Situata ndërkohë shkaktoi vonesa në fluturimet drejt dhe nga Rinasi.
Për plot një orë fluturimet u shtynë ndërkohë që Albtcontrol thotë se ekspertët e tij morën menjëherë masat për të shmangur çdo rrezik për avionët dhe nisën punën për rikthimin e sistemeve. Sipas Albcontrol rreth orës 18:00, 90% e sistemeve ishin rikthyer në funksion normal, por nga ana tjetër historiku i fluturimeve në faqen online të Rinas-it tregon që fluturimet ishin me vonesë deri në orën 18:45.

Sipas informacioneve pas këtij blackout-i ishte ai drejt Varshavës i linjës LOT që u nis në orën 18:45. Avioni më i fundit që tentoi të ulej në Rinas ishte Euroëings por nuk ia doli dot

Kjo bëri që të krijohej një bllokim dhe kaos i përkohshëm në terminal, me radhë të gjata udhëtarësh.
Megjithatë, defekti u identifikua dhe u zgjidh shpejt nga tekniko-inxhinierët, duke bërë që fluturimet të rinisin menjëherë pas ndërprerjes.


