Defekt teknik në trafikun ajror: Mbi 10 fluturime me vonesë e 5 të anuluara, ja destinacionet e prekura
Lajmifundit
/
28 Gusht 2026, 20:07
Soft

Në tabelën e fluturimeve në Rinas, të filmuara nga Report TV, dallohen mbi 10 fluturime me vonesë dhe 5 të anulluara në harkun kohor nga ora 17:39 deri në 19:30.

Në ekran shfaqen oraret e planifikuara dhe vonesat e fluturimeve, pas problemit teknik që preku sistemet e trafikut ajror.
Destinacionet ku janë hasur më shumë vonesa janë Parisi, Barcelona, Milano, Athina, Roma, Londra, Brukseli etj.


