“Rama lëshoi flamingot, Doktori pëllumbat! Kjo klasë politike ka mbaruar” / I riu nga protesta: Kur të vijë rinia....

Aktualitet

“Rama lëshoi flamingot, Doktori pëllumbat! Kjo klasë

Protestuesit janë mbledhur në Sheshin Skënderbej, nga ku pritet të nisin marshimin në drejtim të Kryeministrisë.

Një i ri, duke folur për News24, tha se qytetarët kanë shumë arsye për të dalë në protestë, duke përmendur rritjen e çmimeve dhe vështirësitë ekonomike.

“Kemi shumë arsye për të protestuar. Si kanë vajtur këto çmime, ku një metër katror shtëpi na duhet shtatë muaj ta mbledhim?”, u shpreh ai.

Duke iu referuar situatës politike në vend, protestuesi përdori edhe një krahasim mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Sali Berisha.

“Rama i lëshoi flamingot, Doktori pëllumbat. Kur t’i vijë rinia Ramës dhe Berishës, do t’u dridhen leqet e këmbëve. Kjo klasë politike ka mbaruar, hëngshin kokat me njeri-tjetrin”, deklaroi ai.

Protestuesit pritet të marshojnë nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, ku do të zhvillohet protesta e 90.

ME TE LEXUARAT