Dalin emrat, policia jep detaje për plagosjen me armë në parkingun e "Megatek" në Tiranë

Aktualitet

Dalin emrat, policia jep detaje për plagosjen me armë në

Policia e Tiranes beri te ditur se na konflikti me arme ne parkingun e dyqanit Megatek ne zonen e Vores ka mbetur i plagosur Fabjo Arifaj, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se është dëmtuar me sende të forta edhe Grisjan Latifaj, rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve.

Vorë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

ME TE LEXUARAT