Detaje nga vrasja e Egli Pashollarit, debati nisi në rrugë se kush do kalonte i pari, dolën nga makinat dhe…

Aktualitet

Detaje nga vrasja e Egli Pashollarit, debati nisi në rrugë se kush do

Të tjera detaje dalin nga vrasja e Egli Pashollarit një ditë më parë në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se autori Gazmend Buçpapa ishte me bashkëshorten në makinë, të cilën sapo e kishte marrë nga puna.

Rrugës ishte ndeshur me Egli Pashollarin, i cili po lëvizte me automjet dhe ishin konfliktuar për përparësinë e lëvizjes.

Pas konfliktit verbal, të dy dolën nga makinat, duke u konfliktuar fizikisht me grushte.

Kaq mjaftoi që autori të nxirrte thikën dhe të plagoste për vdekje Egli Pashollarin.

Autori ishte i martuar, baba i dy fëmijëve dhe jetonte në zonën e Kombinatit.

Ai ishte punonjës sigurie, ndërsa Egli Pashollari, rezulton të ketë punuar si polic i burgjeve.

 

 

ME TE LEXUARAT