"Do merrem personalisht me ty"/ AUDIOPËRGJIMI i përplasjes në gjyq mes avokatit Bajrami dhe Prokurorit Ceka

Aktualitet

"Do merrem personalisht me ty"/ AUDIOPËRGJIMI i përplasjes

Top Channel ka mundur të sigurojë audioregjistrimin e debatit mes prokurorit Gjergj Ceka e avokatit Ulian Bajrami, audioregjistrim të cilin të dyja palët institucionale të përfshira e interpretojnë në favor të tyre..

DEBATI:

Pak javë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit, që tronditi mbarë vendin, një tjetër ngjarje e rëndë raportohet në dyert e gjykatave.

Një seancë gjyqësore, në Gjykatën e Elbasanit, është shoqëruar me debate të forta mes prokurorit dhe avokatit, ku ky i fundit ka përfunduar në prangat e policisë.

Top Channel ka mundur të sigurojë audioregjistrimin e debatit mes prokurorit Gjergj Ceka e avokatit Ulian Bajrami, audioregjistrim të cilin të dyja palët institucionale të përfshira e interpretojnë në favor të tyre..

DEBATI: Avokati Ulian Bajrami: Bazohet te disa prova, një ndër to tregon që ka pasqyrim të rreme të të dhënave, dhe do të merrem personalisht edhe me prokurorin…

Gjyqtarja Megi Strakosha: Avokat nuk funksionon me kërcënim në sallën e gjyqit. Nuk ka rëndësi se çfarë do të bëni ju jashtë kësaj salle. Do të marr masa nga ato që parashikon Kodi i Procedurës. Ky lloj komunikimi në këtë sallë gjyqi me mua si gjyqtare nuk të lejohet. Përqendrohu te mbrojtja e të pandehurit tënd ose do të caktohet një avokat kryesisht dhe do të të nxjerr përjashta. Paralajmërimi i fundit.

Avokati: Mesa pashë konstatoj pasqyrim të të dhënave të rreme

ME TE LEXUARAT