Durrës/ Shoferi i dehur nuk i ndalon Policisë në zonën e ish-Kënetës, gjatë ndjekjes përplas automjetin e ‘Bluve’!

Aktualitet

Durrës/ Shoferi i dehur  nuk i ndalon Policisë në zonën e

Një ngjarje e mundshme e rëndë është parandaluar nga Policia në zonën e ish-Kënetës në Durrës, vend në të cilin pak javë më parë u përplasën për vdekje 2 të mitur.

Policia pikasi një automjet pa targa që po qarkullonte në rrugët e kësaj lagjeje të qytetit. Patrulla e qarkullimit i dha sinjal automjetit pa targa për të ndaluar, por drejtuesi i makinës nuk i është përgjigjur pozitivisht kësaj thirrjeje dhe ka vijuar udhëtimin.

Në ndihmë të patrullës së Policisë kanë shkuar dhe 2 inspektorë me motorë. Pas një ndjekjeje për disa minuta, oficerët e qarkullimit rrugor kanë arritur ta bllokojnë makinën pa targa.

Drejtuesi i automjetit në tentativë për të ecur mbrapa, është përplasur me makinën e Policisë.

Më pas ai është neutralizuar dhe shoqëruar në mjediset e komisariatit të Policisë së Durrësit. Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka asnjë person të dëmtuar.

ME TE LEXUARAT