SPAK sekuestron pasuritë e Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt

SPAK ka sekuestruar pasuri të shumta në kuadër të një hetimi për burime të dyshuara financiare, që i përkasin Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit.
Sipas të dhënave, Agasit i janë bllokuar 29 pasuri, përfshirë apartamente, vila, toka në Tiranë dhe Durrës, llogari bankare dhe një kompani, ndërsa Beqirit i janë sekuestruar 10 pasuri, mes tyre një jaht, automjete dhe llogari bankare.
Në të njëjtin aksion janë vendosur nën sekuestro edhe prona të ish-drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe Gëzim Hoxhës, ndërsa në llogaritë bankare të katër personave janë gjetur rreth 5 milionë euro.
Mes pasurive të sekuestruara përfshihen edhe disa vila.

