VIDEO/ “Hec moj aty ... na ke çarë kokën” - Acarohen tonet në Fermë mes Sonit dhe Ermionës, shkak bëhet Vanesa

Showbiz

VIDEO/ “Hec moj aty ... na ke çarë kokën” -

Formati televiz që po mban mbërtheyr shqiptarët para ekranit, Ferma VIP 3, është shndërruar tashmë në një arenë debati dhe diskutimesh mes fermerëve.

Qendrimet dhe opinionet e Ermionës ndaj Vanesës, nuk i kanë plëqyer aspak Sonit, e cila ka ndërhyrë në diskutim.

Përplasja vijoi me akuza personale dhe përfshirje të emrave të tjerë, ku u përmend edhe Jonida Maliqi, e cila para se të largohej nga ferma.

Pjesë nga debati:

Ermiona Lekbello: Kush je ti mi, avokatja mbrojtëse je ti? Kush je?

Soni Malaj: Bën mirë ta mbyllësh gojën në këto momente, se po e ngarkon kot Vanesën. Dhe mbylle se na ke çarë kokën, dërr dërr dërr.

Ermiona Lekbello: Ta tha mirë ajo Jonida Maliqi ty. Ti akoma nuk ke identitet në këtë shtëpi, Soni… Po mbron hipokrizinë.

Soni Malaj: Nuk kam nevojë të kem identitet në “reality shoë”. Çfarë hipokrizish moj, po na tregon ti hipokrizinë, hec moj aty…

Ermiona Lekbello: Ec mi se ty Jonida ta ka bërë shumë mirë… ah sa mirë ta ka bërë ty Jonida.

Soni Malaj: Jo, nuk ka bërë asgjë Jonida, fare, asgjë.

Ermiona Lekbello: Rri urtë, Soni, mos e ngri zërin.

Soni Malaj: Jo, unë e ngre zërin, për ty që shkon bën dërr dërr. Po të them se s’dua të të njoh, mos i bjer në qafë. Kam 30 vite karrierë, një gjë që ti s’e ke pasur kurrë. Se je totalisht e paaftë.

Ermiona Lekbello: Për çfarë jam e paaftë, ma trego? Jam e paaftë për të qenë e paaftë. Kaq… Jonida ta mbylli gojën, gërr gërr po bën ti. Nuk je ti nivel për këtu.

Soni Malaj: Ec moj mo, ti je super e paaftë, nuk bën asnjë gjë. Shkon sa në një reality në tjetrin dhe nxjerr veten. Je super e paaftë dhe asnjë gjë në jetë nuk ke bërë.

Ermiona Lekbello: Unë nuk jam fallco. Ti qite fytyrën.

Soni Malaj: Ti nuk je fallco? Ti je niveli zero, zero. Po e mbaj veten burrneshë dhe ashtu jam. Unë një fytyrë kam.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Ermiona Lekbello: Se çfarë më thua prapa shpine, nuk m’i thua para. Nuk më ka ardhur kurrë. Më ke thënë çfarë të bëj të dal protagoniste.

Soni Malaj: Unë? Ty? Po ik moj.

Ermiona Lekbello: Të gjitha do ua nxjerr, bëj protagonisten me sherre.

Soni Malaj: Unë të erdha kur ishe sëmurë, të shihja a kishe temperaturë. Të të vijë turp për veten. Unë kam super karrierë, Ermiona Lekbello, dhe jam kjo që jam.

Ermiona Lekbello: Po hajde mi se jo të gjithë e pëlqejnë karrierën tënde, po ik na lër rehat.

Soni Malaj: Po ti që s’ke fare? Je super zero.

Ermiona Lekbello: S’kam karrierë, po kam këtë gojë që ma ka dhënë i madhi Zot dhe do flas…

ME TE LEXUARAT