Miri reagon për herë të parë për takimin e Selin me të ëmën në BBVIP: Doja t’i thoja që…

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Post-BBVIP”, ish-finalisti Miri ka ngritur shqetësimin e tij për një nga situatat e ndodhura brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Ai u shpreh se do të kishte dashur të kishte reaguar në momentin kur Selin u takua me mamanë e saj, e cila i kërkoi të largohej nga shtëpia, duke thënë se nuk iu dha hapësira e duhur për të folur.
Miri iu drejtua moderatorit Ledion Liço, duke deklaruar se akuzat e bëra nga nëna e Selin për lojën e tij dhe të Rogertit kërkonin një përgjigje nga ana e tij.
Në debat u përfshinë edhe Selin dhe Arbër, ku u theksua se në emision ka kufizime kohore dhe se konkurrentët kanë pasur mundësi të shprehen gjatë spektaklit.


