Përmbytjet në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Situata drejt zgjidhjes përfundimtare, po punohet për sistemimin e ujërave
Lajmifundit
/
21 Prill 2026, 20:44
Aktualitet

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shiut në qytet, duke theksuar se situata është e përkohshme dhe drejt zgjidhjes përfundimtare.
Ai bëri të ditur se po vijojnë punimet për sistemimin e ujërave të bardha dhe të zeza, një investim që pritet të përfundojë në muajt në vijim dhe që synon të shmangë përsëritjen e përmbytjeve.
Ndreu u bëri thirrje qytetarëve për qetësi dhe mirëkuptim, duke shtuar se deri në përfundimin e projektit, në raste reshjesh intensive mund të ketë ende problematika të ngjashme.


