Dyshimet për tjetërsim pronash, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës në Dibër, Daniel Gjura
Lajmifundit
/
8 Korrik 2026, 09:13
Aktualitet

Është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, që më herët ka mbajtur edhe postin e drejtorit, Daniel Gjura.
Kujtojmë se Daniel Gjura ishte shpallur në kërkim nga policia pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.


