“E di ajo që është ministre apo s’e di”, Korreshi i ashpër me Evis Salën: Njoftojeni që ka kaluar rroga

Aktualitet

“E di ajo që është ministre apo s’e di”,

Deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi, ka reaguar me tone të forta ironie në Kuvend ndaj mungesës së ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, në një interpelancë parlamentare. Ai ngriti shqetësime për situatën në spitalet shqiptare dhe mungesën e përgjegjësisë institucionale.

Gjatë fjalës së tij, Korreshi ironizoi mungesën e ministres duke thënë se, nëse është e nevojshme, duhet ta kërkojnë nëpër rrugët e Tiranës. Ai kritikoi ashpër kushtet në sistemin shëndetësor, duke theksuar se pacientët përballen me mungesa bazike si ilaçet, pambuku dhe dorashkat.

“A është mirë ajo se duhet pyetur nga shëndeti se mirë interpelancat tona s’i keni futur në tenxhere për t’u zier? E di ajo që është ministre apo s’e di se nuk braktiset Kuvendi kështu? Nuk pret sëmundja siç thotë ministrja, në fund të vitit, brenda këtij viti, nuk pret. Nëse s’e dini ku është, është ta shpallim te “Njerëz të humbur”. Ilaçet s’i dinte, çfarë pune bën kjo Ministrja e Shëndetësisë? Se për të marrë urgjencën, i bie 127 lidhem me Tiranën dhe ai kismet kur të lidhet me Lushnjen.

Nuk doja ta provoja te njerzëzit e shtëpisë, por thojini ministres se ç’ndodh në spitalet shqiptare se nuk e ka idenë çfarë kalojnë pacientët. Rri 1 orë e gjys një pacient duke vdekur dhe nuk ka kardiolog.

A e dini që s’ka as pambuk në Lushnje, as dorashka? Të vijë e ta shohë ç’ndodh! Kush mban përgjegjësi? Zhvendoset spitali e s’del leja e ndërtimit? Pse duhet t’i trajtojmë njerëzit si stallë derrash? Njoftojeni të paktën për rrogën që ka kaluar”, tha Korreshi.

ME TE LEXUARAT