E pazakontë në Fier, vidhen eshtrat e një personi të ndarë nga jeta para 17 vitesh

Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese është regjistruar në qytetin e Lushnjës, ku janë vjedhur eshtrat e një personi i cili është ndarë nga jeta 17 vite para.
Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë hapur një tunel të madh nën tokë për të depërtuar në varr, çka tregon për një veprim të mirëorganizuar dhe të menduar më parë.
Ngjarja është zbuluar nga punonjës të mirëmbajtjes së varrezave.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Deri më tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa po punohet për mbledhjen e provave dhe verifikimin e çdo piste të mundshme.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim, ndërsa rasti ka shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët.


