Shisnin kokainë nëpër qytet, goditet grupi kriminal në Berat, 3 të arrestuar dhe 1 në arrest shtëpie

Aktualitet

Shisnin kokainë nëpër qytet, goditet grupi kriminal në

Operacioni antidrogë i koduar “Prova”, i finalizuar pas një hetimi 6-mujor në Berat, çoi në goditjen e një grupi kriminal që merrej me shitjen e drogave të forta në qytet.

Tre persona u arrestuan, ndërsa një tjetër u vendos në masën “arrest në shtëpi”.

Sipas policisë, të dyshuarit vepronin në mënyrë të organizuar duke shpërndarë kokainë në doza në lagje të ndryshme.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre dhe në një automjet u sekuestrua lëndë narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, si dhe 7 telefona celularë dhe një automjet.

Njoftimi i policisë:

Berat/Si rezultat i një hetimi 6-mujor, finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Prova”.

Goditet një grup kriminal që shiste droga të forta, në Berat.

Vihen në pranga 3 pjesëtarë të grupit.
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër pjesëtar.

Sekuestrohen sasi lënde narkotike Kokainë, 7 celularë dhe 1 automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i një hetimi të kryer për 6 muaj, në koordinim me Prokurorinë e Beratit, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa shtetasve, të cilët në mënyrë të organizuar, shitnin droga të forta, në doza, në Berat, finalizuan operacionin e koduar “Prova”.

Në kuadër të këtij operacioni, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, u ekzekutuan në bashkëpunim me forcat e posaçme Operacionale dhe “Shqiponja”:
-masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit S. S., 46 vjeç, A. A., 30 vjeç dhe T. B., 38 vjeç;
-masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasin K. S., 18 vjeç, të gjithë banues në lagjen “Çlirim”.

Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se 4 shtetasit siguronin dhe shitnin në doza, lëndë narkotike (kryesisht Kokainë), në lagje të ndryshme të qytetit.
Nga kontrollet e kryera në banesat e tyre, si dhe në automjetin e 46-vjeçarit, u gjet sasi lënde narkotike Kokainë e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT