E trishtë/ Ra nga kati i gjashtë i pallatit në Yzberisht, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

Aktualitet

E trishtë/ Ra nga kati i gjashtë i pallatit në Yzberisht,

14-vjeçari i cili një ditë më parë ra nga tarraca e një pallati në zonën e Yzberishtit, ka ndërruar jetë në spital.

Sipas policisë, i mituri ka rënë nga tarraca e pallatit ku banonte tezja e tij.

Pas ngjarjes ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’i shpëtoj plagëve të marra.

Hodhën sende të forta në fushë gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, arrestohen dy persona dhe një punonjës sigurie, procedohen 12 të tjerë

Ndërkohë, Policia kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë së rëndë.

Më datë 07.06.2025, në Yzberisht, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e tarracës së pallatit ku banon tezja e tij një i mitur 14 vjeç.

Si pasojë, 14-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

ME TE LEXUARAT