Berisha rrëfen çfarë ndodhi në Bruksel mes socialistëve: Nga takimi dolën me fytyrë të nxirë, dy spiunë ishin nisur...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se në Bruksel ishin dy spiunë të nisur me urgjencë, që sipas tij nuk dihet nëse e mbrojtën apo e shitën kryeministrin Edi Rama. Berisha tha se ata dolën nga ajo mbledhje me fytyrë të nxirë.
Ai shtoi se njëri prej tyre, ata që e panë, konstatuan se ishte në shok psikik.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Natyrisht në këtë histeri mediatike, thashë dhe njëherë që tejkaloi 34% zhurmën e Samitit më të madh që është mbajtur ndonjëherë në Shqipëri, e bëri këtë, mplekseshin interesa individuale, të intelektualëve kriminelë që mbështesin farsën. Të diplomatëve hajdutë të nxjerrë nga shërbimi si të tillë.
Të banalistëve të denoncuar publikisht si gjobëvënës të neveritshëm. Të mjeranëve që janë të gatshëm të ndërrojnë flamur çdo ditë, për padronin që i paguan më shumë. Por të gjitha këto fije mblidhen tek një njeri, tek Edi Rama, i cili kupto dhe nisi me urgjencë dy përfaqësues të tijë, të cilët e mbrojtën apo e tradhëtuan atë nuk e di, por një gjë u them shqiptarëve, dolën nga ajo mbledhje me fytyrë të nxirë, më të nxirë se këpucët e tyre.
Dhe njëri prej tyre, ata që e panë, konstatuan se ishte në shok psikik. Po absolutisht. Pastori që ku mbahej, kurse Etieni ishte sfazuar fare. U kthyen dy spiunët e qeverisë siç erdhën. Unë i quaj të pafajshëm sepse ishin para një misioni të pamundur.
‘Mission impossible’ (mision i pamundur). Nuk mund të mbronin ata dorëzimin e portit prej vitesh kartelit më të fuqishëm të drogës, Pojave. Dorëzimin e autostradës së heroinës, Çelëve. Nuk mund të mbronin ata zhdukjen e inceneratorit 130 mln euro nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Nuk mund të mbronin ata implikimin e Olsi Ramës, ishte dhe nuk ishte, ua shpjegova unë punën e tij me grupin Xibraka. Ata ishin në një mision të pamundur.
Nuk mund të mbronin ata aferat e Alalabarit me Edi Ramën. Nuk mund të mbronin ata lidhjet e Edi Ramës me Pëllumb Gjokën. Por kur e dinin dhe Adelajdën, e morët vesh ju. Aty personazh nuk ishte vetëm Sueli, por edhe Adelajda Rroko, e cila garantonte të gjitha karteleve të drogës dhe karteleve kriminale, kundrejt shpërblimeve shumë të mëdha për Edi Ramën, lejet e ndërtimit dhe investimet e aferave.
Pra, nuk mund të mbronin vendimin e Edi Ramës për të dhënë 100euro shpërblim për çdo pensionin në mes të fushatës elektorale. Nuk mund të mbronin faljen e 200 mln eurove në kundërshtim me çdo ligj, dy ditë para zgjedhjeve. Nuk mund të mbronin policinë politike e votës të administratës shqiptare të shndërruar në armatën e patronazhistëve, dhjetëra e mijëra punonjës.
Nuk mund të mbronin dhjetëra e mijëra leje legalizimi, certifikata pronësie, leje ndërtimi të dhëna për vota, gjatë fushatës elektorale. Nuk mund të mbronin 29 mijë hektar, 140 herë më shumë se e lejon ligji, kanabis për votë. Ndaj dhe ata dolën pothuajse si për serum nga ajo mbledhje. U përpoqa para shqiptarëve të bëjë zbërthimin se, pse kjo vaje e tmerrshme e narkomazhorancës nga takimet në Bruksel, që tejkaloi 34% samitin e Bashkimit Politik Europian në Tiranë. Jam këtu për tu zotuar para shqiptarëve se këto janë vetëm hapat e parë, se kurrë kjo farsë nuk do përligjet, kurrë kjo farsë nuk do të njihet.