E rëndë në Pogradec, 20-vjeçari i jep fund jetës! Rasti i dytë brenda ditës

Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 20-vjeçari i jep fund jetës!

Një tjetër vetëvrasje ka ndodhur në qarkun e Korçës, këtë herë në Pogradec. Një 20-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në fshatin Rrëmenj të Pogradecit, në rrethana ende të paqarta.

Ky është rasti i dytë brenda pak orësh, teksa më parë në fshatin Sovjan të Maliqit një 37-vjeçar i dha fund jetës në të njëjtën mënyrë.

Sipas informacioneve paraprake, 37-vjeçari u gjet nga familjarët i vetëvarur, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.

Mësohet se nga deklarimet e familjarëve viktima nuk ka pasur konflikte por nuk dihen shkaqet që e çuan drejt këtij akti të rëndë.

ME TE LEXUARAT