Tensione në Britani! Ukrainasit i vënë zjarrin pronave të kryeministrit Keir Starmer

Bota

Tensione në Britani! Ukrainasit i vënë zjarrin pronave të

Tre raste zjarrvënieje gjatë muajit maj kanë shënjestruar prona të ndryshme në pronësi të Kryeministrit britanik, Keir Starmer, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe përfshirjen e mundshme të aktorëve të huaj.

Ngjarja më e fundit ndodhi në një banesë në veri-perëndim të Londrës, ku një zjarr i vogël shkaktoi dëme të kufizuara në portën kryesore. Shtëpia, e vendosur në lagjen Kentish Town, ishte e dhënë me qira pasi Starmer u zhvendos në rezidencën zyrtare të kryeministrisë.

Autoritetet britanike njoftuan se për këtë incident është ngritur akuzë ndaj një shtetasi ukrainas, Roman Lavrynovych. Hetimet janë thelluar pasi janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, përfshirë një tjetër ukrainas dhe një rumun që më herët kishte jetuar në Ukrainë.

Sipas të dhënave nga “The Financial Times”, zyrtarë britanikë të sigurisë po shqyrtojnë mundësinë e përfshirjes së shërbimeve ruse të inteligjencës në këtë seri incidentesh.

Policia dhe prokuroria kanë identifikuar dy të dyshuar të tjerë si Stanislav Carpiuc, 26 vjeç, dhe Petro Pochynok, 34 vjeç. Një person i katërt, i arrestuar më 2 qershor, nuk është bërë ende publik.

ME TE LEXUARAT