Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi i dendur toksik mbulon qytetin
Lajmifundit
/
7 Qershor 2025, 13:33
Aktualitet
Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga zjarri ditën e sotme. Si pasojë tymi i zi, është përhapur në të gjithë qytetin.
Zjarri ka shkaktuar një re të dendur tymi, e cila është përhapur mbi lagjet përreth deri edhe në Lungomare.
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e flakëve.
Nuk raportohen për persona të lënduar nga zjarri. Kjo është hera e disatë që kjo fushë mbetjesh përfshihet nga zjarri.