Feston 62-vjetorin e lindjes, Ardit Gjebrea shpreh dëshirën: Të prezantoj me Anën Këngën Magjike
Ardit Gjebrea ditën e sotme feston ditëlindjen e 62-të. Teksa ka ndarë një video nga momenti kur ka fikur qirinjtë e tortës në mesnatë.
Arditi ka falenderuar të gjithë miqtë që i kanë qëndruar pranë, kolegët e familjes së madhe “ E diela shqiptare” si dhe padyshim familjen e tij: nënën, motrën, bashkëshorten Anila dhe dy fëmijët, Jonin dhe Anën.
Edhe pse dëshira para fikjes së qirinjve nuk thuhet, këngëtari e ka zbuluar dëshirën në këtë ditëlindje kur tha se teksa edhe Kënga Magjike këtë vit mbush 25 vjet, dëshira e tij është që ta prezantojë me vajzën e tij, Ana Gjebrea.
“Dashuria që më rrethon, është dhurata më e bukur që kam! Çdo datëlindje për mua është një fillim i ri, një sfidë, për të qëndruar mbi të gjitha – njeri! Faleminderit që ndajmë jetën bashkë! Arditi.”– shkruan Arditi.