Vodhi para brenda kutisë së kishës në Lunxhëri, arrestohet 21-vjeçari! Si provë kishte lënë qesen me kanabis
Një 21-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje.
Dyshohet se i riu me iniciale P. Dh., ka vjedhur një shumë parash në kishë. Në tentativë për tu larguar ka hedhur brenda një sasi droge që donte ta shiste.
"Gjirokastër/Lokalizohet, kapet dhe ndalohet 21-vjeçari i shpallur në kërkim për vjedhje në dy objekte kulti, në Lunxhëri. Në tentativë për t'iu larguar shërbimeve të Policisë, 21-vjeçarit, ka hedhur një qese, brenda të cilës kishte lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Si rezultat i intensifikimit të kërkimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Këlcyrë dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, bazuar në inteligjencën policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, në fshatin Psar, njësia administrative Ballaban, Këlcyrë, organizuan punën, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin P. Dh., 21 vjeç, banues në fshatin Gjat, Gjirokastër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datën 04.06.2025, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në dy objekte kulti (kisha), në fshatrat Dhoksat dhe Nokovë. Në tentativë për t'iu larguar shërbimeve të Policisë, 21-vjeçari ka hedhur një qese, brenda të cilës kishte një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa, të cilën do ta shiste.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Vjedhja", njofton policia.