Largohet nga banesa me dy fëmijët, burri denoncon zhdukjen e bashkëshortes

Aktualitet

Largohet nga banesa me dy fëmijët, burri denoncon zhdukjen e

Një rast shqetësues është raportuar në Policinë e Tiranës, ku një 41-vjeçar ka denoncuar largimin e bashkëshortes së tij së bashku me dy fëmijët e mitur të çiftit.

Ngjarja ka ndodhur më datë 6 qershor 2025, ndërsa autoritetet kanë nisur menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave dhe lokalizimin e tyre. Rasti është referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë.

Më datë 06 qershor 2025, një shtetas nga Tirana, S. T., 41 vjeç, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë largimin nga banesa të bashkëshortes së tij, K. T., 25 vjeçe, e cila ka marrë me vete edhe dy fëmijët e mitur të çiftit.

Policia e Tiranës ka nisur punën për lokalizimin dhe gjetjen e shtetases K. T. dhe dy fëmijëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të largimit.

ME TE LEXUARAT