“Shqipëria nuk mori njollën e turpit”, Rama tregon bisedën me arkitektin e famshëm Toyo Ito

Politikë

“Shqipëria nuk mori njollën e turpit”, Rama tregon

150 arkitektë ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, së bashku me partnerët janë mbledhur në Tiranë për Festivalin “Bread & Heart”. Pasditen e sotme ka nisur pjesa e dytë e punimeve të këtij festivale, me diskutime të reja.

Një prej arkitektëve më në zë, japonezi Toyo Ito, nuk mundi që të ishte fizikisht pjesë e këtij festivale në kryeqytet, por ai u bashkua përmes një videomesazhi, ndërsa foli edhe për dy projektet e tij në Shqipëri.

Festivali më ka ftuar, për fat të keq nuk do të jem në gjendje të marr pjesë për shkak të gjendjes së këmbëve të mia, por jam i përfshirë në dy projekte. Në masterplan rezidencial. Të dyja janë projekte entuziazmuese.

Rama më kokrroi të shprehja mendimet e mia në mënyra sa më të plotë, që më dha shumë kurajo dhe do doja të bëja maksimumin. Një miku im më tha dikur ‘civilizimi është ndarja nga toka, ndërsa kultura është hyrja në tokë’ kultura i ka rrënjët në Tokë, unë i besoj fort kësaj. Mendoj se projekti shqiptar është mjaft tërheqës dhe në kontakt me tokën. Arkitektura moderniste ka pritje të shkëputet nga toka më shumë, dhe Tokio nuk bën përjashtim, por kam shumë shpresa për Shqipërinë në këtë drejtim. Ky festival do të krijojë rezultate të shkëlqyera”, tha ai.

Menjëherë pas mesazhit të Ito, edhe kryeministri Rama mori për pak çare fjalën duke treguar dhe bisedën që ka pasur me arkitektin për punët e tij në vendin tonë.

“Nuk mund të rrija dot pa ndarë diçka me ju për mjeshtrin që sapo dëgjuam dhe t’u them pse thotë që më la të shprehja mendimet e mia. Patëm një bisedë përmes zoom ku po prezantohej projekti. Masterplani ishte sa ky rreth dhe pastaj një nivel të dytë ndërtesash të mbuluara nga retë, ishte e qartë që seç kishte diçka që nuk shkonte. Niveli i dytë nuk mu duk fort i natyrës së Toyo Itos.

Instinkti më tha se ishte punë e klientit, dhe më tha që ishte për të përshtatur kërkesën e klientit. I thash po nëse heqim ndërtesat me re dhe lëmë vetë shtresën e parë? Dhe lëmë atë që ishte në shtresën e parë. Pas heshtjes erdhi pyetja…

‘A është e mundur për ju? I thash varet nga ty. kështu që vendimi u mor, në një formë japoneze si me prerje thike, dhe masterplani është i mrekullueshëm është plotësisht Toyo Ito. Është plotësisht Tojo Ito. Shqipëria nuk mori njollën e turpit për të ndërhyrë në mënyrën e të menduarit të Toyo Ito dhe ndaj ai tha ‘faleminderit që më la të shprehem plotësisht’. Adës ju desh të menaxhonte traumën e klientit me sukses”, tha Rama me humor.

ME TE LEXUARAT