“Rama ka tentuar të më joshë”, Adriana Kalaja: Një biznesmen i fuqishëm më thirri në zyrë

Politikë

“Rama ka tentuar të më joshë”, Adriana Kalaja:

Avokatja Adriana Kalaja, e cila në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi për një karrige në Kuvend në radhët e bluve, por nuk arriti që të fitojë, ka zbuluar se si kohë më parë kryeministri Edi Rama ka tentuar që ta “blejë”.

Sipas Kalasë, në kohën kur ajo u bë pjesë e “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha, kreu i qeverisë kishte “futur” një biznesmen të fuqishëm me qëllim që ta “joshte” atë për t’u bërë “palë me socialistët”.

“Kështu që tentativa për të më joshur mua ka qenë që me teatrin. Unë kur fillova foltoren me zotin Berisha, ju e mbani mend shumë mirë që më 10 shtatorin e 2021-shit, brenda javës më ka thërritur një biznesmen shumë i fuqishëm i pushtetit dhe më bëri ofertën që ti duhet të kalosh...

Ai fliste gjithmonë në emër të Ramës dhe Rama gjithmonë kur i ka interesuar, ti e di që ka folur në emër të ndërkombëtarëve”, ka thënë Kalaja, ndërkohë që më tej ka theksuar se pavarësisht rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e 11 Majit, ajo nuk është penduar që ka zgjedhur Partinë Demokratike dhe ish-kryeministrin Sali Beirsha.

Pjesë nga fjala e avokates Adriana Kalaja:

Unë nuk jam nga ato që dal dhe bëj viktimën dhe them që: Këtë më tha Rama, këtë më tha ky miku i Ramës. Unë ofertat i kam patur me vite, sepse është i vetmi kryeministër, Rama është nga të rrallët që nuk i lufton kundërshtarët, por i blen, dhe për këtë ne kemi shumë prova.

Kështu që tentativa për të më joshur mua ka qenë që me teatrin. Unë kur fillova foltoren me zotin Berisha, ju e mbani mend shumë mirë që më 10 shtatorin e 2021-shit, brenda javës më ka thërritur një biznesmen shumë i fuqishëm i pushtetit dhe më bëri ofertën që ti duhet të kalosh...

Ai fliste gjithmonë në emër të Ramës dhe Rama gjithmonë kur i ka interesuar, ti e di që ka folur në emër të ndërkombëtarëve. Megjithatë, unë edhe sot, jam shumë e zhgënjyer me rezultatin, nuk bëj hipokriten por edhe sot unë jam e bindur që kam zgjedhur rrugën e drejtë.

Unë e dija shumë mirë që ishte e vështirë të merrja mandatin. Këtë e dija shumë mirë. Unë prisja që PD të ishte tek 69-71 mandate. Por unë kisha një pritshmëri maksimale, por minimalisht me 69 mandate.

Në dijeninë time, Rama masakrën zgjedhore e kishte kalkuluar për ta bërë jashtë Shqipërisë, në diasporë. Të jemi koshientë, më shumë e kishte sepse e kishte për herë të parë. Megjithatë, unë mendoj që duhet të jemi në një qasje radikale, dhe të jemi përballë një regjimi.

 

ME TE LEXUARAT