E lidhën më kabllo dhe e kërcënuan me armë, grabitësit i vjedhin 150 euro viktimës
Lajmifundit
/
6 Qershor 2025, 12:26
Kosovë&Rajon
Një ngjarje e rëndë është regjistruar më 5 qershor në Prishtinë, ku një burrë ka rënë viktimë e një grabitjeje të armatosur.
Sipas njoftimit të policisë së Kosovës, persona të paidentifikuar e kanë kërcënuar me armë viktimën, më pas e kanë lidhur me një kabllo elektrike dhe kanë arritur t’i marrin 150 euro në para, si dhe një kamerë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.