Gjykata lë në qeli Luan Hakën, ish-kandidati për deputet falsifikonte në Shqipëri logot e markave ndërkombëtare

Politikë

Gjykata lë në qeli Luan Hakën, ish-kandidati për deputet

Luan Haka, ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike, do të qëndrojë në qeli pas akuzave për falsifikim të logove brand ndërkombëtar, në veshje dhe artikuj të tjerë. Haka kishte në pronësi një magazinë në “Rrugën e Arbrit”, në fshatin Brrar ku falsifikoheshin markat dhe më pas hidheshin në treg.

Vendimi është marë sot nga togat e zeza të kryeqytetit, të cilat përveç lënies në burg të Luan Hakës, ka caktuar masën e arrestit në burg për Ali Bushatin dhe shtetasin turk Okzan Sulun. Ndërsa për dy personat e tjerë, Lindon Haka dhe Xhuljo Lecaj, gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u konstatua se 2 magazinat ishin të pajisura me linja makinerish për qepje, printim dhe stampim me logo false, të markave të njohura ndërkombëtare, të veshjeve dhe aksesorëve të dyshuar të kontrabanduar.

Sipas Policisë, Luan Haka ishte administrator i njërës prej magazinave ku falsifikoheshin markat ndërkombëtare si “Polo”, “Jordan”, “Calvin Klein”, etj.

Prokuroria e Tiranës i akuzon shtetasit e mësipërm për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Punësimi i paligjshëm”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Luan Haka rezulton se ka qenë kandidat për deputet i Partisë Demokratike në vitin 2021, kur kjo forcë politike drejtohej nga Lulzim Basha, ndërkohë një vit më pas kur në Dibër u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë, Luan Haka garoi për kryebashkiak por sërish nuk fitoi.

 

ME TE LEXUARAT