Përfshihet nga flakët ndërtesa 13-katëshe në Turqi, humbin jetën një grua dhe tre fëmijë
Guvernatori i qytetit, Murat Zorluoglu, tha se zjarri shpërtheu rreth orës 6:30 të mbrëmjes. Një grua dhe tre fëmijë vdiqën të enjten kur një zjarr shpërtheu në një ndërtesë 13-katëshe në Diyarbakir, një qytet kryesisht kurd në Turqinë juglindore, thanë autoritetet lokale.
“Më shumë se 30 persona” u nxorën me nxitim nga ndërtesa trembëdhjetëkatëshe, përfshirë 17 të cilët u desh të shtroheshin në spital sepse ishin helmuar nga “tymi shumë i dendur”, shtoi ai.
Katër persona humbën jetën tre fëmijë dhe një nënë shtoi ajo, pa specifikuar nëse ishin fëmijët e saj. Megjithatë, deputeti vendas Memet Galip Ensarioglu sqaroi se të gjitha viktimat i përkisnin “të njëjtës familje”.
Pamjet e filmuara në vendngjarje tregojnë ekipet e shpëtimit që largojnë me nxitim banorët me ndihmën e vinçave dhe flakët që ngrihen nga çatia.