Detaje nga operacioni i AMP-së në doganën e Kapshticës, droga ishte paketuar në formën e çokollatës

Aktualitet

Detaje nga operacioni i AMP-së në doganën e Kapshticës,

Në doganë e Kapshticë të shtunën është sekuestruar drogë e presuar në formë çokollate.

Burime nga AMP bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet të jetë kapur në sasi prej afro 6 kg heroinë e presuar në formë çokollate.

Të njëjtat burime tregohen të rezervuara për operacionin por deri tani i shoqëruar është vetëm drejtuesi i mjetit ku është gjendur sasia e lëndës narkotike.

Operacioni vijon pasi policia ka dyshime se ka dhe persona të tjerë të përfshirë në sasinë e drogës së kapur në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

ME TE LEXUARAT