Përfshihet nga flakët automjeti në lëvizje, shkrumbohet totalisht! Nuk dihet gjendja e shoferit

Aktualitet

Përfshihet nga flakët automjeti në lëvizje, shkrumbohet

Një automjet i tipit “Benz” është përfshirë nga flakët këtë të premte në bypass-in e Vlorës, në aksin rrugor që lidh qytetin me fshatin Tragjas. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40 të paradites, kur makina ka shpërthyer në flakë ndërsa ishte në lëvizje.

Sipas informacioneve paraprake, shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një defekt në motor, i cili ka shkaktuar një shkëndijë elektrike që përfshiu mjetin në flakë.

Në vendngjarje mbërriti zjarrfikësja e Vlorës, por për shkak të largësisë dhe trafikut, mbërritja e saj u bë disa minuta pas nisjes së zjarrit. Deri në ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, mjeti ishte djegur thuajse plotësisht, siç tregohet edhe në pamjet nga vendi i ngjarjes.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar plotësisht rrethanat e incidentit

ME TE LEXUARAT