Ndeshja në Tiranë, autobusi i Serbisë mbërrin në stadium i rrethuar nga forcat speciale
Disa minuta me pare ne stadiumin kombetar ne Tirane ka mberritur edhe autobusi i kombetares se Serbise.
Masat e marra nga policia jane te pazakonshme.
Autobusi i kombetares serbe ka qene i gjithi i rrethuar nga forcat speciale gjate gjithe levizjes se tij ne Tirane nga hoteli ku qendruan futbollistet deri ne stadium.
Tifozët shqiptarë e pritën skuadrën serbe me vërshëllima dhe me këngë fyese ndaj tyre.
Para ndeshjes, qe ne oret e drekes, Tirana është veshur kuqezi, me flamuj që valëviten në çdo cep, ndërsa tifozët kanë zbarkuar në sheshet kryesore dhe pranë stadiumit “Arena Kombëtare”, ku pritet të zhvillohet ndeshja.
Përballja ka një ngarkesë të veçantë emocionale dhe historike, duke kujtuar sfidat e kaluara dhe tensionet mes dy kombëtareve.