Shqipëri-Serbi mbyllet barazim pa gola, "paqe" pasi Manaj humbi penalltinë

Sport

Shqipëri-Serbi mbyllet barazim pa gola, "paqe" pasi Manaj humbi

Mbyllet ndeshja Shqiperi-Serbi ne Tirane. Takimi eshte finalizuar ne 96 minita me 6 te tilla shtese, ndersa skuadrat nuk arriten te shenojne pavaresisht ndryshimeve qe bene ne formacion ne pjesen e dyte te ndeshjes ne kerkim te golit.  

Shqiperia pati dy raste te mira per gol sic ishte penalltia e humbur nga Manaj apo edhe rasti qe humbi Broja para portes se kundershtarit. 

Nga ana tjeter edhe Serbia pati shanset e veta pasi Strakosha shpetoi porten tone ne te pakten dy raste te pastra.

Shqipëri-Serbi mbyllet barazim pa gola, "paqe" pasi Manaj humbi

Arbitri i ndeshjes Shqiperi-Serbi, kercenoi se do te terheqe skuadrat ne dhomat e zhveshjes nese perseritet goditja me sende te forta nga tribunat.

Kjo ndodhi pas pretendimeve te lojtareve serbe ne menyre te perseritur se jane goditur me sende te forta nga tifozeria.

Arbitri ka thirrur dy kapitenet e skuadrave dhe ka paralajmeruar per masa drastike nese vazhdon hedhja e sendeve ne fushe.

Minuta e 64' - Zhivković goditet në kokë me një objekt.

Andrija Živković u godit nga një objekt ndërsa ishte shtrirë pranë vijës anësore pas vijës anësore. Lojtarët shqiptarë vrapuan drejt tij dhe e hodhën objektin jashtë fushës.

Minuta 62' - Zëvendësim i dyfishtë për Shqipërine.

Largohet Rey Manaj dhe Arbër Hoxha, dhe Mirlind Daku dhe Nedim Bajrami.

Minuta e 60 - Tifozët goditën Erakovicin me një gotë ndërsa ai përpiqej ta hidhte topin jashtë.

Shqipëri-Serbi mbyllet barazim pa gola, "paqe" pasi Manaj humbi

Ka nisur pjesa e dyte e ndeshjes me skuadren kuqezi qe ka shtuar ritmin ne kerkim te ndryshmit te rezultatit.

Broja ka pasur nje rast te mire para portes serbe por pasi e pasoi topin askush nuk pati mundesi per ta shtyre drejt rrjetes.

Rasi ndodhi pasi Broja kaloi me vrap Pavlovićin, hyri në zonën e penalltisë dhe e dërgoi topin në shtyllën e largët, por askush nuk u gjend aty per ta prekur topin e per ta shtyre drejt rrjetes.

Shqipëri-Serbi mbyllet barazim pa gola, "paqe" pasi Manaj humbi

Shqiperia dhe Serbia shkojne ne pushimin 15 minutesh te ndeshjes me rrjeta te paprekura. 

Minuta 45 - Ka qene Hysaj qe ka fituar nje penallti ne minuten e fundit te pjeses se pare te ndeshjes me Serbine.

Por Rey Manaj deshtoi ne gjuajtjen e saj duke mos arritur qe te shenoje gol ndaj Serbise.

Portieri serb bëri një pritje pas goditjes se topit prej Manajt.

Per rrjedhoje, pjesa e pare e ndeshjes eshte mbyllur barazim pa gola. 

Shqipëri-Serbi mbyllet barazim pa gola, "paqe" pasi Manaj humbi

Minuta e 11′ Mitaj tenton me një predhë nga distanca, e cila ndalet nga portieri Petrovic.

Ndeshja, formacionet

Shqipëri-Serbi mbyllet barazim pa gola, "paqe" pasi Manaj humbi

Shqipëria përballet me Serbinë në stadiumin “Arena Kombëtare”, në ndeshje më të rëndësishme për rrugëtimin e kuqezinjve drejt Botërorit 2026.

Ekipi i Sylvinhos vjen pas një fitore 3-0 ndaj Andorrës në mars dhe do të kërkojë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve për të marrë pikët e plota.

Shqipëri-Serbi mbyllet barazim pa gola, "paqe" pasi Manaj humbi

Atmosfera në kryeqytet është entuziaste dhe çdo gjë është gati për një mbrëmje emocionuese futbolli.

Ndeshja pritet me interes të lartë, si për rëndësinë sportive ashtu edhe për emocionet që di të ofrojë një duel i këtij niveli.

Sylvinho ka ndryshuar rreshtimin, duke hedhur në fushë Strakoshën në portë, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj në mbrojtje.

Mesfusha është e përbërë me surpriza, me shehun që nis titullar krah Asllanit, Laçit dhe Hoxhës, ndërsa sulmi përbëhet nga dyshja Manaj-Broja.

FORMACIONET:

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysja, Shehaj, Hoxha, Laçi, Asllani, Broja, Manaj.

Serbia: Petroviç, Erakoviç, Milenkoviç, Pavloviç, Terziç, Lukiç, Maksimoviç, Zivkoviç, Samarxhiç, Vlahoviç, Mitroç.

Sfida starton në orën 20:45.

ME TE LEXUARAT