Tifozët shqiptarë djegin flamurin serb në mes të Tiranës

Sport

Tifozët shqiptarë djegin flamurin serb në mes të

Disa ore para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë tifozeria shqiptare është ‘karikuar’, teksa nuk kanë munguar as sjelljet e pahijshme.

Nga Tirana kane ndodhur skena ku duket se një grup personash të veshur me fanellën e Shqipërisë kanë djegur flamurin e Serbisë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot (e shtunën) në orën 20:45 kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Sfida për shumë tifozë e tejkalon anën sportive dhe në pah del historia e trazuar mes popujve.

Autobusi që transportoi ekipin serb nga hoteli për në stadium u qëllua me një shishe uji nga një fëmijë, me policinë që ndërhyu menjëherë.

ME TE LEXUARAT