TRAGJIKE në Tiranë, hidhet nga lartësia, ndërron jetë 30-vjeçari

Aktualitet

TRAGJIKE në Tiranë, hidhet nga lartësia, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Tiranë, në zonën e "Qytet Studenti", ku një 30-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike. 

Sipas bluve të kryeqytetit, i riu është hedhur nga një lartësi dhe si pasojë ka ndërruar jetën në spital.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e identitetit të 30-vjeçarit dhe sqarimin e rrethanave të rastit. 

“Më datë 07.06.2025, në “Qytet Studenti”, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, është vetëhedhur nga lartësia dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT