Rritja e cmimeve, turistët braktisin masivisht Kroacinë
Numri i turistëve që vizitojnë Kroacinë ka rënë ndjeshëm, duke i dhënë një goditje të madhe industrisë së turizmit.
Ky vend ballkanik ka qenë një destinacion i preferuar për vizitorë nga Gjermania, Austria, Republika Çeke dhe Italia – shumë prej tyre të tërhequr nga çmimet më të lira që ofronte Kroacia.
Megjithatë, gjatë tre viteve të fundit, çmimet në sektorin e turizmit në Kroaci janë rritur me plot 50%.
Ky shpërthim i çmimeve e ka bërë Kroacinë më të shtrenjtë se dy nga rivalët e saj më të mëdhenj – Spanja dhe Greqia.
Në të dy vendet mesdhetare, kostot janë rritur vetëm me 15 deri në 20% gjatë së njëjtës periudhë./ Express