Emri/ Në kërkim nga autoritetet e Kosovës për kultivim narkotikësh, arrestohet 44-vjeçari në Tepelenë

Policia ka arrestuar Nelson Shehun, në Tepelenë. 44-vjeçari ishte akuzuar nga Gjykata Themelore e Gjakovës, për kultivim të bimëve narkotike.
Atij i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, ndërkohë që pritet të ekstradohet drejt Kosovës.
Njoftimi i policisë
Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 70”.
Kapet në Tepelenë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Kosovë, një 44-vjeçar i akuzuar nga Gjykata Themelore e Gjakovës, për kultivim të bimëve narkotike.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 70”, gjatë të cilit u kap në Tepelenë dhe u vu në pranga shtetasi: N. Sh., 44 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 06.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.


