Emri/ Sherri në kryeqytet, kush është 19-vjeçari që u sulmua me shkopinj nga disa persona!

Aktualitet

Emri/ Sherri në kryeqytet, kush është 19-vjeçari që u

Policia ka reaguar duke dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonë ne Farkës në Tiranë. Mësohet se një 19-vjeçar, i identifikuar si Kristi Fufi ka përfunduar në spital, pasi është dhunuar me sende të forta.

Raportohet se kanë qenë disa persona me shkopinj dhe sende të forta që e kanë sulmuar të riun.

"Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.   Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt", thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT