Banka e Shqipërisë: Çmimet e banesave u rritën me 44,5% në gjysmën e dytë të 2024-ës

Aktualitet

Banka e Shqipërisë: Çmimet e banesave u rritën me 44,5%

Banka e Shqipërisë bën të ditur se çmimet e banesave u rritën në 6-mujorin e dytë të vitit 2024.

Banka e Shqipërisë publikoi sot Raportin e Stabilitetit Financiar, për 6-mujorin e dytë 2024, ku thekson se, në bazë të vlerësimeve të indeksit Fischer çmimi mesatar i banesave të shitura u rrit me 23,6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 44,5% në krahasim me një vit më parë.

Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë u rrit me 26,2% ndaj periudhës paraardhëse dhe 56% ndaj nivelit të një viti më parë.

Sektori bankar ka vijuar të mbështesë me kredi blerjen e pasurive  të paluajtshme  rezidenciale  nga  individët  dhe  bizneset. Në fund të vitit 2024, kredia e dhënë për këtë segment ishte 210 miliardë lekë, duke u rritur me 6%.

Sipas Bankës së Shqipërisë, nga pronat e shitura në pjesën e dytë të vitit të kaluar të huajt kanë blerë rreth 20% të tyre.

ME TE LEXUARAT