EMRI/ SPAK çoi në gjyq 6 anëtarët e grupit kriminal! Mes tyre vëllai i deputetit socialist
Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet dhe dërgon për proces në GJKKO dosjen në ngarkim të 6 personave të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal për vepra të rënda, mes tyre edhe atentati i dështuar ndaj Durim Bami dhe Ervin Kodrës pesë vite më parë dhe vrasjen e Hamza Terziut apo të Shkëlzen Kastratit në Fier më 2021.
Mes të akuzuarve është edhe Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduart Ndreca, i akuzuar për stanin me drogë dhe kushëriri i tij Elvis Ndreca, që doli në përgjimet e SKY ECC si i implikuar në atentatin e dështuar ndaj Bamit.
Të pandehurit janë Albert Zaja, Edison Muçeku, i ekstraduar nga Anglia, Armando Ndreca dhe Elvis Ndreca, Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli, i ekstraduar nga Gjermania.