Emri/ U plagos në përplasjen me armë në Sarandë, 31-vjeçari vetëdorëzohet në polici

Aktualitet

Emri/ U plagos në përplasjen me armë në Sarandë,

Një nga të rinjtë e përfshirë në sherrin fatal në Sarandë, ku mbeti i vrarë 66-vjeçari Rexhep Ismaili, është vetëdorëzuar në polici rreth tre orë më parë.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për Kostandin Voglin, 31 vjeç, banues në Shën Vasil të Himarës.

Pas vetëdorëzimit, ai është dërguar në Spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kishte një plagë me armë zjarri në këmbë.

Gjatë qëndrimit në spital, 31-vjeçari është marrë në pyetje nga prokurorja e çështjes, ndërsa më pas pritet të transferohet në Spitalin e Vlorës për mjekim më të specializuar dhe për arsye sigurie.

Sipas hetimeve paraprake, Vogli dyshohet se kishte konflikt me 50-vjeçarin Tori Ruci dhe pasi e kishte parë atë në lokalin e Rexhep Ismailit, ka thirrur disa miq të tij.

Konflikti fillimisht ka nisur me përplasje fizike dhe përdorim të sendeve të forta, por më pas ka degjeneruar në shkëmbim zjarri mes palëve.

Dyshohet se Vogli është plagosur nga të shtënat me kallashnikov nga Rexhep Ismaili, ndërsa më pas një prej të rinjve ka qëlluar me armë zjarri duke vrarë 66-vjeçarin.

31-vjeçari rezulton gjithashtu me precedentë penalë për drejtim të parregullt të automjeteve dhe ishte shpallur në kërkim në vitin 2023 për vepra që lidhen me narkotikët.

 

ME TE LEXUARAT