Shkoi në Administrative për Veliajn, Ndrenika: Djalë i rritur me probleme, e bëj unë burgun për të

Aktualitet

Shkoi në Administrative për Veliajn, Ndrenika: Djalë i rritur me

Aktori Robert Ndrenika u paraqit këtë të premte në Gjykatën Administrative për të mbështetur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në procesin gjyqësor ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado.

Pas përfundimit të seancës, Ndrenika foli për mediat dhe tha se nuk i kupton akuzat e ngritura ndaj Veliajt nga SPAK.

Ai komentoi edhe deklaratën që bëri brenda sallës së gjyqit, ku iu drejtua kryebashkiakut me fjalët: “Çfarë të ka mbetur nga burgu, vij e bëj unë për ty”.

“Është djalë jetim, i rritur me probleme e halle. Që në shkollë ka qenë fëmijë i zgjuar. Ka ndihmuar teatrin dhe artistët. Më duket mirë. Po të jetë nevoja, e bëj edhe burgun për të. Unë nuk i kam kuptuar akuzat”, u shpreh aktori.

ME TE LEXUARAT