BE: Pas 20 raundeve të sanksioneve, ekonomia ruse po lëkundet

Që nga nisja e luftës në Ukrainë në shkurt 2022, Bashkimi Evropian ka miratuar 20 paketa sanksionesh kundër Rusisë me synimin për të dobësuar ekonominë e saj dhe aftësinë për të financuar luftën.
Megjithëse Moska vijon ofensivën ushtarake dhe nuk ka bërë lëshime në negociata, muajt e fundit janë shfaqur shenja të dobësimit ekonomik.
Sipas të dhënave zyrtare ruse, ekonomia u tkurr me 0.3% në tremujorin e parë të vitit, ndërsa deficiti buxhetor arriti në 60 miliardë dollarë dhe inflacioni mbetet i lartë.
Edhe presidenti Vladimir Putin ka pranuar vështirësitë ekonomike, duke kërkuar masa për rikthimin e rritjes.
Zyrtarët evropianë thonë se sanksionet po japin rezultat dhe tashmë BE po kërkon masa të reja për të goditur eksportet ruse të naftës dhe të ardhurat e Kremlinit.


