Gjykata shtyn seancën ndaj prokurorit të SPAK, avokati Ndreca: Ka presion institucional

Aktualitet

Gjykata shtyn seancën ndaj prokurorit të SPAK, avokati Ndreca: Ka

Gjykata Administrative ka shtyrë për në 19 qershor, në orën 14:00, seancën për padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado.

Pas përfundimit të seancës, avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi se faktet e paraqitura gjatë procesit kanë ngritur dyshime për presion institucional ndaj çështjes.

Besoj se doli e qartë që ka një presion të shtuar në këtë çështje. Ka shkresë nga KLP, ndërkohë që KLP nuk ishte mbledhur. Kërkuam që kamerat të jenë prezentë dhe u refuzua. E gjithë kjo panoramë faktesh na e shton dyshimin që jemi në një situatë me presion të jashtëzakonshëm institucional. Kontestimi ynë nuk ishte me përfaqësuesen, por me targetin që ajo ka”, u shpreh Ndreca.

Ai theksoi se qëndrimi i mbrojtjes mbetet i pandryshuar, ndërsa pritet seanca e radhës në muajin qershor.

ME TE LEXUARAT