Fundjava me diell apo me shi?! Zbuloni si do të jetë moti përgjatë ditëve në vijim

Fundjava do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm dhe temperatura të larta. Sinoptikania Elida Maloçali, në një lidhje direket për edicionin e lajmeve në Top Channel, tregoi sesi do të jetë moti në ditët në vijim.
“Parashikohet kushte të qëndrueshme. Mot i kthjellët, temperaturat deri në 24 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 7 metra për sekondë, duke bërë që valëzimi në det të jetë 1 deri në 2 ballë.
Prej orëve të mesditës së diel dhe ditën e hënë parashikohet rikthimi i reshjeve të shiut, por nuk do të mungojnë as shtrëngatat afatshkurtra kryesisht përgjatë vijës bregdetare.
Kjo për ditën e martë moti parashikohet në kushte të qëndrueshme atmosferike. Temperaturat nuk do të pësojë ndryshime të ndjeshme, parashikohet deri në 22 gradë Celsius”, tha tha Elida Maloçali./Shqip


