Deputeti i PD shkon në SPAK, Xhelal Mziu: Isha për një çështje policie, s’ka lidhje me zgjedhjet

Politikë

Deputeti i PD shkon në SPAK, Xhelal Mziu: Isha për një

Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ku dhe a qëndruar përreth 1 orë.

Në dalje, ai ka refuzuar të japë sqarime për mediat lidhur me çështjen për të cilën është thirrur për të dhënë shpjegime ndërsa ka thënë se: Isha për një koment, për një çështje policie. As zgjedhje, asgjë tjetër.

Ndërkohë ndaj Mziut në SPAK ka një kallëzim nga deputeti i PS Agron Malaj, i cili e akuzon demokratin për veprën penale të “Shpifjes”.

Po ashtu deputeti demokrat është marrë në pyetje në vitin 2024 nga prokurorët e posaçëm edhe për një rast tjetër, i cili lidhet me tenderat në kohën kur ai drejtonte bashkinë Kamëz./Shqiptatja

ME TE LEXUARAT