Lufta e SHBA me Iranin, nisin lëvizjet në rajon, Greqia zhvendos avionë e raketa për të mbrojtur Bullgarinë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare te Greqise, Nikos Dendias, bëri një deklaratë pas komunikimit të ri që pati me homologun e tij bullgar, duke deklaruar se pas një vendimi të Këshillit të Mbrojtjes Kombëtare, një bateri PATRIOT po transferohet, "brenda orëve të ardhshme, në një zonë të përshtatshme, brenda pjesës veriore të territorit grek, për mbulimin antibalistik të një pjese të madhe të territorit të Bullgarisë.
Gjithashtu, një skuadër me avionë F-16 po zhvendosen në një aeroport në Greqinë Veriore, me misionin ekskluziv të ofrimit të mbulimit shtesë për Bullgarinë".
Përveç kësaj, dy oficerë të lartë të Forcave Ajrore po dërgohen në Qendrën e Operacioneve të Forcave të Armatosura Bullgare, në Sofje.
Deklarata e Nikos Dendias:
"Pata kontakt dje dhe sot me Ministrin e Mbrojtjes së Bullgarisë, Atanas Zaprianov. Pas një kërkese përkatëse nga pala bullgare dje, sot munda ta informoj atë se Greqia do të sigurojë mjete dhe personel për mbrojtjen e Bullgarisë.
Konkretisht, pas një vendimi të Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes Grek, një bateri PATRIOT do të transferohet, brenda orëve të ardhshme, në një zonë të përshtatshme brenda pjesës veriore të territorit grek, për mbulimin antibalistik të një pjese të madhe të territorit të Bullgarisë. Gjithashtu, një palë avionë F-16 po zhvendosen në një aeroport në Greqinë Veriore, me misionin ekskluziv të ofrimit të mbulimit shtesë për Bullgarinë.
Përveç kësaj, për koordinim efektiv, 2 oficerë të lartë të Forcave Ajrore po dërgohen në Qendrën Operacionale të Forcave të Armatosura Bullgare në Sofje. Dua ta bëj të qartë se veprimet e mësipërme u ndërmorën me kërkesë të Bullgarisë, një shtet anëtar i NATO-s dhe BE-së, dhe nuk ndikojnë aspak në aftësinë e mbrojtjes antibalistike të territorit grek. Gjithashtu, javën e ardhshme, me ftesë të homologut tim bullgar, do të vizitoj Sofjen.


