Me shenja dhune në trup, i moshuari në Korçë gjendet pa jetë në banesë, policia nis hetimet
Lajmifundit
/
2 Prill 2026, 12:28
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak orë më parë në fshatin Bulgarec të Korçës, ku policia ka gjetur të pajetë një person të moshuar.
Sipas raportimeve paraprake, i moshuari është gjetur brenda banesës së tij, dhe pas ekzaminimit të trupit janë konstatuar shenja dhune, ku dyshohet se i moshuari mund të jetë vrarë nga një person tjetër.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes.


