Gjendet lëndë shpërthyese në murin e Universitetit Politeknik në Tiranë

Policia e Tiranës ditën e djeshme ka konstatuar në murin rrethues të Universitetit Politeknik një sasi lëndë piroteknike.
Gjithashtu efektivët kanë sekuestruar lëndët piroteknike në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë grupi hetimor po punon për këqyrjen e pamjeve filmike, me qëllim identifikimin e poseduesit.
Më datë 07.06.2025, në murin rrethues të Universitetit Politeknik, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një sasi lëndë piroteknike. Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor po punon për këqyrjen e pamjeve filmike, me qëllim identifikimin e poseduesit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.