Gjirokastër, reshje dëbore në zonat malore, hidhet kripë në rrugë
Lajmifundit
/
2 Janar 2026, 21:04
Aktualitet

Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat malore në Qarkun e Gjirokastrës. Megjithëse me intesitet të ulët, dëbora ka mbuluar segmentet rrugore ndërsa deri tani nuk regjistrohen probleme si shkak i motit të keq.
Përgjatë rrugëve kombëtare dhe dytësore po hidhet kripë për të evituar problemet për lëvizjen e automjeteve dhe parandaluar aksidentet.


